I riu që shihni në foto është Marios Mataj, shqiptari që ndërroi jetë gjatë atentatit me armë zjarri që ndodhi dje në Patra të Greqisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Agia Sofise, në kryqëzimin e Kurtësit. 27-vjeçari u plagos me armë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët thuhet se qëlluan 5 herë, ndërsa njëri prej plumbave i kishte ngelur në kokë. Mediat greke kanë siguruar fotot e të riut, i cili ndërroi jetë sot në spital, ndërsa thuhej se ishte në vdekje klinike.