BallinaKryesore98 vite Shërbim Pyjor shqiptar, sot kemi 1/3 e volumit të lëndës...

98 vite Shërbim Pyjor shqiptar, sot kemi 1/3 e volumit të lëndës drusore që kishim kur u bë ai ligj

Nga Abdulla Diku

Me 27 Janar 1923 u dekretua ligji i parë i pyjeve i cili quhej “Ligja e pyjeve dhe kullosave”. Ligji kishte 176 nene, dhe ishte ligji më i gjatë dhe më i kompletuar për kohën. Aq i mirë ishte ligji sa mbeti në fuqi si në kohën para luftës për rreth 21 vjet, ashtu dhe pas luftës për plot 17 vjet. Pra, pothuajse ligji funksionoi më së miri për afro 40 vjet.
Sot, 98 vite më pas, ne kemi 1/3 e volumit të lëndës drusore që kishim në kohën kur u bë ai ligj.
Aktualisht pyjet e Shqipërisë, ndryshe nga ato të vendeve evropiane dhe shumicës absolute së vendeve të botës, rezultojnë si çliruese të gazeve serrë me rreth 2 milionë ton CO2 në vit, pasi prerja dhe djegia e tyre është dy herë më shumë se sa rritja natyrore e tyre. Veçanërisht këto 30 vitet e fundit, pyjet janë djegur e shkatërruar masivisht. Ne vazhdojmë të sillemi në mënyrë të gabuar duke harruar shërbimin e pazëvendësueshëm që pyjet ofrojnë në ekosistemet tona. Investojmë për tu mbrojtur nga përmbytjet në fusha, ndërkohë që duhet të investojmë për ri-pyllëzimin e zonave malore. Rrugët, HEC-et, infrastruktura, qendrat e banuara etj. nuk do të kenë jetë dhe qëndrueshmëri, nëse nuk i rikthejmë natyrës atë që i kemi marrë padrejtësisht.
Tashmë, Shërbimi Pyjor nuk ekziston më, megjithëse punë në pyje ka sa të duash, specialistë po ashtu. Por punë për specialistët e pyjeve vazhdon të mos ketë.
Në këtë ditë, një grup i vogël inxhinierë pyjesh, bashkë me AdZM Fier, mbollëm në parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” 98 pisha mesdhetare, me rastin e 98 vjetorit të Shërbimit pyjorë.
Të themi gëzuar…skemi arsye për gëzim e as festë. Të paktën të përkujtojmë ditën e Shërbimit Pyjor.
Faleninderit #ADZM Fier për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular