BallinaKronikeBabai vret me armë zjarri të birin. I ndjeri la pas një...

Babai vret me armë zjarri të birin. I ndjeri la pas një vajzë të vogël. Viktima, ish-bashkëshorti i Miss-it të Kosovës

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë ditën e sotme në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për vrasjen është babai i tij.

Media vendase bën me dije se policia ka ndaluar babain e viktimës si edhe ka bërë sekuestrimin e armës së përdorur në këtë ngjarje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular