Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë duke i thënë që t’i kërkojë kompanisë farmaceutike, Pfizer të verifikojë gjendjen bioaktive të dozave të vaksinave të mbërritura në Shqipëri
Ky reagim i ish-deputetit vjen pas lajmit të infektimit të mjekut Pëllumb Pipero, dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer.
Me një shënim në facebook, Shehu shkruan se janë shkelur rregullat më elementare të sigurisë së medikamenteve, në mbërritjen e dozave në Shqipëri dhe se për këtë duhet një verifikim laboratorik nga Pfizer dhe një certifikim të rezultateve.
Postimi:
Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje nga Kompania Pfizer te verifikoje gjendjen bioaktive te atyre dozave vaksinash te aritura ne Shqiperi pa transparence!
Kjo nevoje nuk lind vetem nga infektimi Covid i kolegut mbas 16 dite te marjes se dozes se pare (te cilit i uroj sherim te shpejte e te plote), qe e ben kategorike kete, por dhe nga gjithe ajo “Odise” e mbuluar me mister dhe paregullsi ligjore.
E kam ngritur kete shqetesim qe diten e pare:
–Asnje medikament, aq me shume nje vaksine si kjo qe kerkon kushte shume speciale rruajtje, transporti e aplikimi nuk mund te futet e te perdoret pa Certifikaten e Origjines se mallit nga Kompania Farmaceutike qe e dergon e dokumentat e tjera te domosdoshme sipas ligjit.
–Termi i perdorur ne dogane “dorazi” eshte anti ligjor, dhe te ben te mendosh per “kontrabande”.
–Agjensia e Kontrollit te Barnave, qe tregoi se realisht nuk ekziston, duhej te kishte nje dosje te plote mbi te cilen te dilte Urdheri i Importit nga Titullari i Ministrise, si medikament i pa regjistruar.
–Dhe per kete dokumentacion nuk ka asnje “konfidencialitet”, ka vetem detyrim ligjor per transparence deri ne publikim Online; asnje shtet i BE, donator e kompani farmaceutike serioze nuk mund dhe nuk do te kerkonte te kunderten.
–Eshte tjeter gje per ate qe mund ta kete paguar a sponsorizuar mallin, ajo eshte nje ceshtje tjeter dhe hyn ne kompetencat e organeve te tjera.
–Une kam ngritur alarmin e shkeljes se rregullave me elementare te “Sigurise medikamentoze” e “farmako vigjilences”, rregulla qe duhen respektuar me fanatizem, ndryshe se paku vihet ne dyshim siguria e efekshmeria e medikamentit.
Prandaj Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje sa me pare nje verifikim laboratorik nga Pfizer per keto doza e nje certifikim te rezultateve, gje qe duhet bere publik!