BallinaAktualitetAutoriteti i Aviacionit jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, ja çfarë duhet...

Autoriteti i Aviacionit jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, ja çfarë duhet të dini për udhëtimet drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civili njofton të gjithë pasagjerët të cilët do të udhëtojnë drejt Italisë se me datën 29/01/2021 do të zhvillohet një grevë e cila është lajmëruar nga kontrolli i trafikut ajror në orën 13:00-17:00.

Për informacion më të detajuar pasagjerët duhet të komunikojnë me shoqëritë ajrore.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në njoftimin e Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian (ENAC), publikuar në faqen zyrtare të internetit (www.enac.gov.it), njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, për një grevë  të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 29/01/2021,  nga ora 13:00 – 17:00.

Për sa më  sipër udhëzohen shoqëritë  ajrore dhe pasagjerët e interesuar të komunikojnë dhe të informohen për statusin e fluturimit të ty.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular