BallinaKryesoreAlarmi për “Virusin e ndryshuar” e “qetesia” alla Zhvejk e Komitetit…ne fakt...

Alarmi për “Virusin e ndryshuar” e “qetesia” alla Zhvejk e Komitetit…ne fakt ne pritje te “zgjimit” te Rames!

Nga Tritan Shehu

Alarmi per “Virusin e ndryshuar” e “qetesia” alla Zhvejk e Komitetit…ne fakt ne pritje te “zgjimit” te Rames!
Pa asnje dyshim keto forma virusale jane present dhe tek ne, gjetja e tre rasteve ne Kosove te paraprira nga shqetesimet e klinicisteve tane, jane sinjale serioze.
Por cuditerisht perfaqesuesja e atij Komiteti para 48 oresh nuk cfaqi asnje shqetesim per mundesine e pasojat e kesaj prezence, perkundrazi…
Ndersa dy dite me pare vete Kryeministri britanik dha alarmin!
Ne fakt gjendja jone, qe dhe pa kete paraqitet shume e rende, do te perkeqesohet:
–Ky virus me keto ndryshime ka nje shpejtesi perhapje 70% me te larte, pra kaq shtohen rastet e reja, presioni mbi sistemin shendetesor aktualisht te pa organizuar e pa pregatitur.
–Sipas Kryeministrit britanik ky virus ka dhe nje gravitet te semundjes reth 30% me te larte, gje qe do te kerkoje edhe me shume se ai 70%, mjekime speciale, poste spitalore, reanimacioni etj.
Ndersa Kryeministri i yne vazhdon te heshte e Komiteti pa goje ben sikur as shikon e as degjon, kur duhej te veprohej me urgjence:
1-Te realizohen menjehere mbi 7500 teste PCR (molekulare) ne dite, kur dihet se keto ndryshime mund te dedektohen vetem nga ky lloj testimi.
2-Te liberalizohen testet e shpejta qe te gjenden lirshem ne farmaci, klinika, laboratore per te relizuar dhjetra mijra te tilla ne dite.
3-Mjeku i familjes akoma i pa mbrojtur e pa organizuar, duhet te plotesohet e angazhohet.
4-Spitalet periferike, asnje prej te cileve nuk ka klinike Covid operative, duhet te futen ne perballje.
5-Te angazhohen te gjitha postet e Reanimacioneve e te krijohen te reja te standarteve.
5-Te behen te gjitha perpjekjet qe te realizohet vaksinimi i popullesise, ceshtje per te cilen jemi ne fund te Europes dhe me nje perspektive mjaft te erret.
–Sot u miratua nga EMA edhe vaksina AstraZeneca per mbi 18 vjec, nje mundesi e re e madhe kjo, per te cilen duhej te ishte punuar.
Por qe keto te kryhen Shqiperise i duhet nje Kryeminister e Qeveri qe te reagoje menjehere per kete rrezik, sepse koha nuk pret deri me 25 Prill kur kjo do te ndodhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular