Nëna e Kastriot Dema, i cili dhunoi e plagosi me thikë partneren e tij italiane, Carlotta, ka thënë për “Shqipëria Live” se nusja e saj e tradhtonte atë.
Zonja Bedrie tha fillimisht se e ka dashur shumë Carlotta-n, madje edhe Kastrioti i ka dhënë shumë prioritet asaj.
“Ajo do të marrë të gjithë hotelin, Kastrioti i ka dhënë variante të ndryshme. Ajo i ka vënë të gjithë punëtorët kundër burrit të saj. Kuzhinieri e ka kërcënuar djalin tim, ai është i dashuri i Carlotta-s”, tha nëna e Kastriotit.
Sipas Bedries, i biri i ka dhënë shumë autoritet Carlotta-s dhe ajo ka përfituar. E ëma e Kastriotit shtoi se ai nuk e ka dhunuar asnjëherë më parë gruan e tij, e ajo nuk e ka provuar asnjëherë këtë.
Ndërsa duke folur për ngjarjen që ndodhi një ditë më parë, Bedrie tha se Carlotta ka mbështetjen e policisë.
“Kamerat i ka fikur Carlotta dhe pas ngjarjes ka ikur. Djali im ka pritur policinë. Carlotta ka patur mbështetje gjithmonë me policinë, mua po ma vret qeveria djalin. Unë dua jetën e djalit tim, t’i vënë bombën resorit. Ajo nuk është nënë, nuk ka dhembshuri për fëmijët”, tha zonja Bedrie.