BallinaAktualitetPërgjimet/ “Aman se s’ma mban”- Si ish-kreu i Kadastrës së Beratit, i...

Përgjimet/ “Aman se s’ma mban”- Si ish-kreu i Kadastrës së Beratit, i kërkonte punonjëses të ndërhynte në një dosje

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg dje drejtorin e Kadastrës në Berat, Ervin Nelaj, i cili u arrestua dy ditë me parë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, “Report Tv” ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që Nelaj ka bërë me një nga punonjëset e Kadastrës në Berat.

Biseda mban datën 27 gusht 2020, ku dyshohet se bëhet fjalë për një ndërhyrje që Nelaj i kërkon punonjëses të bëjë në një dosje.

Madje në bisedë përmenden edhe shifra të ndryshme, që për grupin e hetuesve mendohet bëhet fjalë për para të marra.

Përgjimi:

Ervini: Hajde
Punonjësja: Të kujt? Aman se ‘sma mban më se…
Ervini: 60,65,70,75
Punonjësja: Të kujt? Të voglin ca e ka ai, Dallaverin. Kujt të vogël mo
Ervini: Po ai që thoshe ti që është afër…
Punonjësja: D…. Pa dalë se D… s’është bërë akoma
Ervini: Po ca e ke këtë aman?
Punonjësja: Akoma dhe D…është shkëmb! Jo L…, prit njëherë
Ervini: Ca t’i bësh D….
Punonjësja: Se El… tha unë e kam parë te noterja, nuk është ashtu fare
Ervini: Mirë na mbajti ti këto se mos i prish unë
Punonjësja: Ti prish unë
Ervini: Unë i prish
Punonjësja: Lëri një cik tek sirtari se vij i marrë unë më vonë ndoshta
Ervini: Këtu te sirtari janë, te sirtari i parë janë
Punonjësja: E se vij unë tani për disa sekonda me ndonjë dosje
Ervini: Dosje, na mo, dosjen ku i ke çu

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular