BallinaKryesoreDy fjalë për hingëllimën e një retorike që shigjetoi Besnik Mustafajn

Dy fjalë për hingëllimën e një retorike që shigjetoi Besnik Mustafajn

Nga Ahmet Prençi

Ne vitin 2018, PD propozoi Besnik Mustafaj si anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH që i takon opozitës, mazhoranca moniste dje e rrëzon këtë kandidaturë. Së pari ky është lajmi që duhet të mësojmë.
Këto ditë nuk i kam ndjekur sa duhet “zhvillimet” në botën virtuale të internetit, por rastësisht nga postimet e miqve të mij Roland Bejko dhe Pëllumb Nako, mësova se Besnik Mustafaj është sulmuar verbalisht nga disa (keq)përdorues të rrjeteve sociale.
Në përgjithësi nuk i synoj polemnikat publike, për më tepër që nuk është as profesioni im. Mirëpo kur topat e baltës të sulmojnë mikun që ke në krah, nuk mund të qëndrosh indiferent. Sulmet e padrejta dhe shigjetat e helmatisura që nxirren nga hangarët e një subkoshience arkaike, nuk i bëjnë nder askujt dhe nuk sjellin dobi për askënd. Ato shigjeta dhe ajo përbaltje fjalësh të pshtymuara nga mllefi anakronik, nuk e prekin fare zotin Mustafaj! Jo! Ai ka ditur t’u qëndrojë vetë sulmeve që i janë bërë edhe në shekullin e censurës edhe në atë të digjitalizimit! Thuhet se, sa më i lartë lisi, aq më e fortë është era që e rreh!
Por, kësaj here, hingëllima e një retorike fyese e shpifëse, si ajo që ka fringëlluar nëpër frëngjitë e mureve të Facebook-ut kundër Besnik Mustafajt, na rikthen këmbanën e alarmit për të na treguar se ne si shoqeri, mjerisht kemi bërë vetëm 30 hapa para në këto 30 vjet demokraci. Kemi ende nevojë për të bërë shqiptarin, para se të pretendojmë të bëjmë Shqipërinë!
Besnik Mustafaj është një shkrimtar, opinionist, politikan, diplomat, njeri i angazhuar në përkrahje të shoqërisë civile për çdo kuauz të drejtë, që ajo ka ngritur.
Unë jam i informuar që kandidatura e tij për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së është në zyrat e parlamentit para se PD ta bojkotonte atë. Kjo çështje u zvarrit deri më sot, pasi kështu erdhën rrethanat politike. Një lajm i rremë i prodhuar nga një portal mediatik e paraqiti si të votuar nga Kuvendi Besnikun. Unë do e dëshiroja këtë gjë, sepse do ishte vlerë e shtuar për Këshillin aktual monist të këtij enti publik. Por, siç dihet, në fakt, mazhoranca e Ramës e hodhi poshtë kandidaturën e tij dhe Besniku është aty ku ishte një ditë më parë, po aq i kristaltë në bindjet dhe veprat e tij.
Por, mjaftoi lajmi (i rremë) se Mustafaj eshte zgjedhur ne një ent publik, për të cilin të gjithë paguajmë taksa dhe kemi të drejtë përfaqësimi, dhe shumë personazhe periferike, nisën sulmin ndaj tij. Unë nuk jam bodyguard i Besnikut, sepse as nuk i nevojitet një i tillë. Por, më dhemb pabesia dhe helmi që lëshohet nga personazhe që deri dje (kur ai ishte në Komisionin e Vetingut të PD) zvarriteshin gardheve për ta kapur për mënge për një kafe kandidature! Besniku dhe një pjesë e mirë e atij komisioni që ruajtën integritetin e një procesi të nisur nga Lulzim Basha, e dinë që kanë një “faturë” për të paguar tek të gjithë ata që mbetën jashtë listave shindleriste të karrierës politike. Ata mendojnë dhe besojnë se i përjashtoi Besniku, prandaj zgjedhja e tij nga parlamenti duket se ua solli në shtegun e ngushtë të hakmarrjes. Në fakt, Besniku i dha vlerë atij Komisioni dhe përpjekjeve të PD-së për t’u modernizuar dhe ndryshuar. Militantizmi partiak, kur kthehet në lëvizje guerrile kundër bashkëluftëtarëve dhe familjes së madhe demokratike, çon në shkatërrimin e vetë kauzës! Besniku ka qenë dhe mbetet besnik i PD-së dhe kauzës së vet për një Shqipëri demokratike dhe europiane. Besnikëria e tij është publike dhe shembullore, pavarësisht shigjetave që e kanë goditur herë pas here nga bedenat e kështjellës së ligësisë dhe pabesisë. Një këshillë miqësore për të gjithë: para se të flasim dhe komentojmë për tjetrin, së paku të dimë të vërtetën, sepse liria e fjalës, nuk është edhe liri e sharjes. Mbetem në rrespekt dhe mbështetje të plotë të Besnik Mustafajt, me keqardhjen më të thellë për të gjithë ata që nxjerrin shpatat kundër bashkudhëtarit të tij!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular