BallinaKronike“Kam vrimë në zemër”- Rrëfehet e moshuara që u grabit: 16-vjeçarja u...

“Kam vrimë në zemër”- Rrëfehet e moshuara që u grabit: 16-vjeçarja u shtir si e sëmurë dhe më kërkoi…

Lume Zela është 64-vjeçarja e cila ra pre e grabitjes nga të dy të rinj, një djalë 18-vjeç dhe një vajzë 16-vjeç, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa gruaja ka treguar se vajza ishte shtirur si e sëmurë dhe se i kishte kërkuar një gotë ujë.

Më pas e moshuara rrëfen se e mitura i hodhi gazin lotsjellës sapo ajo i ofroi gotën e ujit dhe më pa se tërhoqi zvarrë, duke mbyllur në dhomë.

Ajo tregon se jeton e vetme me mbesën dhe se nuk e di akoma nëse vajza ka vjedhur ndonjë gjë në shtëpi dhe se po kontrollojnë.

“Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë. Më tha ‘aman se jam lodhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë se në fund të fundit jemi njerëz, gocë e re nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq, mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza se kam vrimë në zemër se ashtu kam lindur. Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën më hodhi sprajin në fytyrë dhe sot jam e ënjtur në sy sa s’ka ku të vejë më. Pastaj më kapi duart dhe më tërhoqi zvarrë dhe më çoi te dhoma dhe më kyçi. Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ca kërkon moj bijë e nënës, ca të kam bërë, nuk e di se ca halli ke. Mbylle gojën se do të të vras, do të ther, më kap ajo mua, kap unë atë për lesh koke, dhimbjet e syve sa s’ka më sikur po më plasnin, pastaj më kyçi derën dhe iku, me telefon dilte deri këtu, i tha pse del jashtë dhe llafos. Njëherë dy herë, si duket ka thirrur ndonjëherë dhe iku me nxitim. Po shohim se ca na kanë vjedhur se kam pasur disa gjëra floriri, ishte vetëm gjatë gjithë kohës. E dallova, ma treguan policët dhe e njoha, ishte dorë e zezë, nuk e njihja më parë, por fytyrën e dallova. Kam thyer xhamin e dritares që dola matanë, se më kyçi, mua m ra të fikët, u përmendja dola nga penxherja mora në telefon dhe erdhi policia”, rrëfen e moshuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular