BallinaKronikeEkzekutoi me plumb në kokë shqiptarin në Patras, dorëzohet në polici autori

Ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin në Patras, dorëzohet në polici autori

Është dorëzuar këtë mesditë në policinë greke shqiptari i dyshuar si autori i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, Mario Metaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 25 janarit, në Patras, ku i riu Metaj u qëllua me plumb në kokë, pas një përleshjeje në kryqëzimin Kourtesis të Patras

Mediat greke raportojnë se shqiptari, në prani të avokatit të tij, është paraqitur mesditën e sotme në polici, ku tashmë nis përballja me drejtësinë.

Ndërkohë që dje u lirua nga gjykata shoku i shqiptarit që u dorëzua. 31-vjeçari u akuzua për nxitje dhe bashkëpunim në vrasje, por avokati i tij tha se ai ishte qëlluar 15 herë me kaçavidë nga viktima dhe vëllai i tij.

Palët e përfshira në konflikt nuk kishin precedent dhe shkak i sherrit dyshohet një përplasje e mëparshme, që përfundoi në vrasje. Policia greke i trembet një hakmarrje të mundshme të familjes së viktimës duke rritur vigjilencën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular