BallinaKronikeParti të çmendura me orgji dhe alkool pa fund, policia mësyn në...

Parti të çmendura me orgji dhe alkool pa fund, policia mësyn në magazinë. Arrestohen 100 persona

Të paktën 100 persona që morën pjesë në një orgji të paligjshme në Francë janë gjobitur pasi policia i kapi në flagrancë duke festuar në kohë pandemie.

Oficerët bastisën magazinën në Collegien, një periferi e Parisit, të premten në mbrëmje pas disa denoncimeve që burradhe gra takoheshin për të ashtuquajturën “parti kënaqesie” i cili binte ndesh me rregullorene Covid-19.

Tre njerëz, që besohet të jenë organizatorët, u arrestuan pas ngjarjes. Orgjia shkelte shtetrrethimin aktual që fillon nga ora 6 e pasdites deri në 6 të mëngjesit në të gjithë Francën dhe që synon të kufizojë përhapjen e Covid-19.

Ngjarja ishte në kundërshtim me shtetrrethimin dhe kishte gjithashtu probleme me mospërdorimin e maska ​ve, si dhe distancim social.

Ata që ishin të përfshirë në “partin e kënaqësisë” bashkëpunuan me policinë dhe nuk pati rezistencë ndaj policisë,” u shpreh një burim nga hetimi i ngarjes për “Mirror”.

Bastisja e orës 21:00 ndodhi ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron po mendon ta fusë vendin në një izolim të tretë teksa 20,000 rasteve të reja me koronavirus po raportohen atje në një ditë.

Përveç gjobave të mosrespektimit, magjistratët lokalë të ulur në një seancë emergjente gjithashtu dhanë leje për pajisjet e muzikës që do të konfiskoheshin, së bashku me alkoolin.

Gjithashtu u rekomandua që të gjithë të pranishmit t’i nënshtrohen një arsimi bazë seksual, pasi lidhet me përhapjen e viruseve.

Orgjitë midis të rriturve me pëlqim janë të ligjshme në Francë, por mundësia e kontraktimit të Covid-19 nga një person i infektuar gjatë seksit është shumë e mundur.

Koronavirus transmetohet përmes pikave të frymëmarrjes, kështu që puthja me dikë të infektuar me të është një rrezik masiv.

Orgjitë e magazinës zakonisht përfshijnë njerëz që shkëmbejnë partnerë, ose ata që shkojnë vetëm për të gjetur një partner, kështu që rreziqet shumëfishohen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular