BallinaAktualitetShpërthimi i COVID/ Tre qarqe 'jashtë kontrollit', si paraqitet gjendja në spitale

Shpërthimi i COVID/ Tre qarqe ‘jashtë kontrollit’, si paraqitet gjendja në spitale

spot_img

Ditët e fundit është vënë re një rritje alarmante e shifrave të COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3864 testime, nga të cilat 901 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 507 të tjerë.

Po si paraqitet situata në spitale?

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

507 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë.

3 qarqet ‘jashtë kontrollit’

Tirana, Fieri dhe Durrësi vijojnë të jenë qarqet më të prekura sa i përket numrit aktiv të infeksioneve.

Konkretisht në Tiranë kemi 16647 të infektuar aktive, në Fier  2225 dhe në Durrës 1604.

Mbi 1 mijë raste aktive kanë edhe Shkodra, Elbasani, Vlora dhe Lezha.

Në vendin tonë kemi 28,955 raste aktive në total dhe 1369 viktima./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular