BallinaAktualitetShifra tronditëse/ 11 të vdekur nga COVID 24 orët e fundit, shpërthejnë...

Shifra tronditëse/ 11 të vdekur nga COVID 24 orët e fundit, shpërthejnë infeksionet

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shifra tronditëse të COVID në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se 11 persona kanë humbur jetën, 4 prej të cilëve në Tiranë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije gjithashtu, se janë kryer 3864 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 901 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat, 16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në  Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj,Maliq.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular