“Zoti i ka krijuar gratë për të folur shumë e burrat për të treguar vepra”. Ka mjaftuar kjo batutë diskriminuese për të nxitur reagimin e gazetares Erjona Rusi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “Shqipëria Live”.
I ftuari në studio, ish konkurenti i programit “Përputhen” Panajot Karasani, duke dashur të evitojë ti përgjigjet pyetjeve të 2 moderatorëve, u justifikua pikërisht me këtë batutë për të treguar “se është burrë” e nuk i shkon të flasë shumë.
Por i menjëhershëm dhe fare spontan ishte reagimi i gazetares e cila iu përgjigj me një batutë me humor “U marsh të keqen” duke vënë në dukje nga ana tjetër se fjalia e sapo thënë në fakt ishte diskriminuese ndaj grave.
Erjona Rusi në fakt njihet për qëndrimet e saj feministe dhe fushatat e shumta ndërgjegjësuese që ka realizuar ndër vite për të drejtat e vajzave e grave dhe kundër diskriminimit e dhunës ndaj tyre. Vetë gazetarja e ka publikuar në instagramin e saj momentin e kësaj “përplasje” që ndodhi live me të ftuarin duke shkruar: “S’ke faj ti që nuk të nxora nga studio e ta shihje veprën mirë”
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: startnews.news/2021/01/30/u-na-marsh-te-keqen-ske-faj-ti-qe-nuk-te-nxora-nga-studio-video/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2021/01/30/u-na-marsh-te-keqen-ske-faj-ti-qe-nuk-te-nxora-nga-studio-video/ […]
Comments are closed.