BallinaKronikeFurnizonte me kokainë gjithë ishujt grekë, goditet banda shqiptaro-serbe

Furnizonte me kokainë gjithë ishujt grekë, goditet banda shqiptaro-serbe

Gjatë natës së kaluar është goditur një bandë shqiptaro-serbe në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, banda ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Bëhet e ditur se goditja e saj është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.

Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë.

Një shtetas i katërt, pjesë e bandës, është identifikuar, por ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u hedhur nga ballkoni në ballkon në lagje, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Policia greke ka njoftuar se anëtarët e këtij qarku kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular