BallinaOP EDDerë më derë trokitja e shpresës!

Derë më derë trokitja e shpresës!

Nga Ing. Lulzim OMURI!

Vetëm në vitin 2019 u larguan nga vendi 47 mijë shqiptarë, ose 130 qytetarë në ditë.
Kjo është një fjali që pasqyron realitetin, me të cilin janë përballur qytetarët në këto 8 vite qeverisje. Rritje të vazhdueshme të çmimeve, rritje e kostos së jetesës në përgjithësi, mungesës së theksuar të mundësive të punësimit, të vendeve të reja të punës, mos rritjes së pagave, të pensioneve, heqje nga skemat e ndihmës ekonomike. Pikërisht punësimi mbetet arsyeja kryesore për 83.7% të qytetarëve e sidomos të rinjve që zgjedhin të emigrojnë.
Por jo vetem kaq sepse nuk mund të lëmë pa prekur shëndetësinë dhe arsimin si 2 shtylla kryesore të shtetit, por që dukshëm për qytetarët janë renditur si dështim në këto 8 vite.
Duke nisur me një sistem arsimor me të cilin jemi përballuar me ndryshime të shumta si të drejtuesve ashtu edhe të programeve, të kritereve për aplikime, por pa asnjë ndryshim në cilësinë e tij. Të rinjtë nuk shohin vlerë në kartonin e diplomës, nuk ka një lidhje të degës së studimit me tregun e punës, ndërsa për familjet shqiptare njëherazi janë rritur vit pas viti shpenzimet për shkollimin e fëmijëve të tyre.
Më tej, nisur pa diskutim dhe nga situata aktuale në të ciën ndodhemi, pandemia Covid-19 mesa duket nxorri në pah të gjithë problematikat e “shëndetësisë falas”. Kushtet në spitale, mungesa e medikamenteve/aparaturave, mos funksionimi siç duhet i konsultave mjekësore që kanë ndikuar drejtperdrejt në shërbimin e ofruar qytetarëve dhe tek vetë punonjësit e shëndetësisë të cilët (duke shtuar këtu edhe faktorin e pagave te ulta dhe mungesën e mbështetjes së ofruar nga shteti); dukshëm vitet e fundit edhe ata kanë zgjedhur të largohen nga vendi.
Në tërësi nga qytetarët artikulohet një situatë e trazuar, aspak e qetë, plot me veshtirësi ekonomike, mungesë besimi në qeverisjen aktuale për një përmirësim të gjendjes dhe përditshmerisë së tyre. Të gjitha të përmbledhura më lart nuk janë asgjë më pak veçse koment nga çdo qytetar që i ka hapur derën dhe ka komunikuar nëpermjet përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Prej kohësh përfaqësues të Partisë Demokratike në çdo cep të Shqipërisë po trokasin derë më derë për ti dëgjuar qytetarët sepse impakti e vërtetë është takimi me ta.
E në fakt të trokasësh në derën e dikujt duhet guxim. Guxim për ta parë në sy për ti dhënë alternativë, për ti dhënë shpresë se ky vend ka nevojë për qeveritarë të përgjegjshëm që në fokus ka interesin e atij që ka përballë, praktikisht të çdo qytetari. Këtë guxim e ka Partia Demokratike sepse ka treguar sa herë ka qenë në pushtet Shqipëria ka fituar. Ndërkohë në anën tjetër janë përfaqësuesit e pushtetit që nuk gëzojnë mundësinë të shikojnë në sy e të trokasin as në derën e socialistëve sepse në 8 vite pushtet kanë qeverisur me rilindjen.
Realitetin nuk mund ta kuptosh më mirë se sa kuvendimi derë më derë në të gjithë Shqipërinë e në të vërtetë nuk publikohet vetëm si statistikë se mijëra familje shqiptare jetojnë nën minimunin jetik dhe nuk sigurojnë jetesën e përditshme, kur mijëra biznese janë mbyllur për shkak të pamundësisë për të përballuar shpenzimet mujore e rritjes së taksave, qindra familje të tjera pa asnjë burim të ardhurash janë lënë në mëshirë të fatit nga shteti.
Por vlen për tu theksuar se çfarë i bashkon të gjithë qytetarët është se këto trokitje në dyert e tyre kanë rikthyer besimin, PD është aty, po i degjon dhe nesër në qeveri do t’ju japë zgjidhje për këto shqetesime dhe problematika. Asnjë prej tyre nuk kërkon gjëra të jashtëzakonshme, veç një qeveri të përgjegjshme, të drejtë që i shërben interesave të tyre, mbështet bizneset, shtresat në nevojë dhe që punon për një të ardhme më të mirë.
Qytetarët janë gati dhe presin ndryshimin rrënjësor të këtij sistemi të instaluar në këto 8 vite, sepse ata besojnë tek kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha që do kthejë normalitetin në jetën e tyre. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të rrisë mirëqenien duke ofruar vende të reja pune, rritje të pagave dhe pensioneve, duke mbështetur sipërmarrësit dhe bizneset. Lulzim Basha do ofrojë mundësi dhe shpresë për të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri me anë të mbeshtetjes reale ndaj tyre.
Çdo vendim i qeverisë së ardhshme do të jetë në shërbim të qytetarëve duke rikthyer shtetin e së drejtës dhe modelin e qeverisjes në të mirë të Shqipërisë.
PD troket derë më derë sepse kjo është trokitja e shpresës.
Shqiperia fiton kur fiton çdo shqiptar!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular