Një 24-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, ndërsa bëhet e ditur se në aksident është përfshirë një automjet, drejtuesi i të cilës është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës.
I riu ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.