BallinaAktualitetTestimet dhe teveqelët, deklarata e fortë e mjekut: Rama e radhiti vendin...

Testimet dhe teveqelët, deklarata e fortë e mjekut: Rama e radhiti vendin tonë me Somalinë dhe Çadin

Nga Ilir ALLKJA

Një ndër akuzat për të cilat më gjykoi dhe dënoi qeveria, madje edhe publikisht kryeministri i vendit, ishte se unë kam denoncuar nëpër TV fakte të pavërteta.

Në denoncimet e mija jam shprehur disa herë për testimet e pakta në Shqipëri, dhe kjo qenka e pavërtetë sipas qeverisë, kryeministrit, drejtorëve dordolecë.

Le të shohim se si është situata sot më 30 Janar 2021.

Sudani ka kryer 0 teste, 0 testime për 1 milion banorë.

Somalia ka kryer 0 teste, dhe 0 testime për 1 milion banorë.

Nigeria ka kryer 73 000 teste gjithsej, 2 960 testime për 1 milion banorë.

Macedonia e Veriut ka 454 670 teste gjithsej, 218 219 për 1 milion banorë.

Greqia ka kryer 4 168 163 teste gjithsej, 401 042 testime për 1 milion banorë.

Shqipëria ka kryer 347 086 testime gjithsej, 120 863 testime për milion banorë.

Gjermania që sipas teje z. Kryeministër dhe teveqelëve të tu, është 10 herë më keq se sa Shqipëria, ka kryer 9 972 363 teste gjithsej, 460 00 testime për 1 milion banorë.

Ti e bëre vendin tonë krenar përballë Somalisë, Çadit, Nigerisë, por nqs liderët e këtyre vendeve, ecin me mend e that, do na lëvdohen edhe ata për menaxhim më të mirë se sa Shqipëria, pasi kanë më pak taste, e me gjasa më pak fatalitete!

Ti Ramë, na bëre të ndjehemi kokëulur përballë vendeve fqinjë, të paktën të ishim barabartë me Maqedoninë e cilat bën dyfish testime më shumë se Shqipëria, sepse me Greqinë e di edhe bufi, madje e dinë edhe votuesit e tu, që nuk matemi dot.

Pandemia nuk menaxhohet me propagandë z. Kryeministër por me profesionistë të përkushtuar të mirëpajisur , nën drejtimin e një qeverisë kujdestare, e jo kusare si juana.

Referencë:
https://www.worldometers.info/coronavirus/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular