BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Një tjetër mjek humb jetën nga COVID, postimet prekëse në rrjetet sociale

EMRI+FOTO/Një tjetër mjek humb jetën nga COVID, postimet prekëse në rrjetet sociale

Koronavirusi i ka marrë jetën mjekut të njohur Muharrem Nonaj në moshën 77-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur djemtë e tij, miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale.

Doktor Muharremi është babai i mjekut Blenard Nonaj, i cili është gjithashu kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale, ku jep lajmin e hidhur.

“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular