Një tjetër ngjarje e rëndë që u soll në vëmendjen e publikut ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” është përdhunimi i dy motrave me probleme shëndetësore dhe mendore në fshatin Brret të Krujës.
Dëshira Balliu është një nënë e cila e disa fëmijëve që nuk e di babanë e tyre. Ndërkohë Xhemal Balliu është kryefamiljari, i cili thotë se vajzat e tij i dhunojnë seksualisht njerëz të panjohur dhe papritur marrin vesh se kanë mbetur shtatzënë.
Për “Shqipëria Live”, nëna shprehet se ka 3 vajza, një e ka në Shkodër nën kujdesin psikiatrik. Ndërkohë Xhemali shprehet se vajza e tij ka lindur dy fëmijë nga përdhunimet, ku njëri ka ndërruar jetë dhe tjetri është në shtëpinë e fëmijës.
“Nuk e di kush është babai i fëmijëve. Nuk na lënë të pyesin se na mbysin. I kemi çuar te një doktor, për një pension. E mori spitali, e çuan në Krujë e thanë nuk kanë vend. E çuan në Tiranë pastaj, e djalin e ka në Tiranë. I përdhunojnë njerëzit në lagje”, tha nëna e vajzave me probleme shëndetësore dhe mendore.
Gjithashtu u dhanë edhe pamjet ku kjo familje jeton, në një shtëpi pa kushte, ku ushqehen me gjëra që ua falin njerëzit.
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: startnews.news/2021/02/01/motrat-me-aftesi-te-kufizuara-perdhunohen-dhe-lihen-shtatzene-nga-te-panjohur-prinderit-vajza-ka-lindur-dy-femije-foto/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2021/02/01/motrat-me-aftesi-te-kufizuara-perdhunohen-dhe-lihen-shtatzene-nga-te-panjohur-prinderit-vajza-ka-lindur-dy-femije-foto/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2021/02/01/motrat-me-aftesi-te-kufizuara-perdhunohen-dhe-lihen-shtatzene-nga-te-panjohur-prinderit-vajza-ka-lindur-dy-femije-foto/ […]
Comments are closed.