BallinaAktualitetU shfaq pa maskë në mbledhje partie, Rakacolli zihet ngushtë nga pyetja...

U shfaq pa maskë në mbledhje partie, Rakacolli zihet ngushtë nga pyetja e gazetares: Ja si justifikohet

Kryetarja e Komitetit Teknik, zv/ministrja Mira Rakacolli ndërsa ka bërë apel që shqiptarët të zbatojnë masat anti covid, duke mbajtur maskat në ambintet e mbyllura dhe në rrugë, është përballur me gazetarët për faktin se ajo vetë është shfaqur në takimet e PS-së pa i respektuar këto kërkesa

Ajo u pyet se në foton e qarkulluar ju vetë nuk i keni respektuar këto masa. Fillimisht Rakaciolli nuk u përgjigj duke përsëritur apelin e vazhdueshëm për zbatimin e masave duke vendosur maskat dhe duke ruajtur distancën sociale.

Por pas insistimit të gazetarëve, Rakacolli u shpreh se në mbledhjen ku ajo mori pjesë nuk kanë që më shumë se 14 persona, duke theksuar se fotoja është shkrepur në një moment kur disa po dilnin dhe disa po futeshin duke bërë të duken si shumë njerëz. Ajo tha se ka reaguar gjatë kohës kur ka qenë në mbledhje duke i tërhequr vëmendjen të pranishmëve.

“Ne i kemi thënë masat që duhen zbatuar dhe strukturat që janë përgjegjës për masat është policia. Nuk mundet që të mbahet zbatimi i masave vetëm nga kontrollet. Fakti që njerëzit nuk i respektojnë masat është nga mungesa e një ndërgjegjësimi. Media duhet të fokusohet më tepër tek ata që nuk i respektojnë masat. Vetëm ashtu me ndërgjegjësim mundet që njerëzit të vendosin maskat. Kjo është një gjë që duhet vendosur në vëmendje. Ajo ka qenë një incident i izoluar. Ju e patë që nuk janë më shumë se 14 veta. Foto është marrë në fund të takimit kur po vinin edhe të tjerë. Ajo ishte një foto dhe nuk mbetet për të shpjeguar gjë tjetër. Sa filloi aktiviteti ishin më pak veta. Kur e kam vënë re kam reaguar vetë aty pa dalë foto akoma. Lidhur me aktivitetin e Ermal Mamaqit, në dijeninë time policia ka vendosur gjoba“, tha Rakacolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular