BallinaKronikeAkuzohet se përdhunoi gjyshen 89-vjeçe, i riu: Gjallë në botë, babai më...

Akuzohet se përdhunoi gjyshen 89-vjeçe, i riu: Gjallë në botë, babai më denoncoi se…

Saimir Meçani i akuzuari për dhunën fizike dhe seksuale ndaj gjyshes 89-vjecare u la sot në burg nga gjykata e Lushnjes. Ngjarje kjo e ndodhur të shtunën në mbrëmje në fshatin Garbian të Divjakës.

Si brenda gjykatës ashtu dhe jashtë saj ai mohon akuzat. Djali i 89-vjeçares që bëri dhe denoncimin ka deklaruar se 36-vjecari nuk është fëmija e tij por i ish-gruas. Pyetjes se përse e akuzon thjeshtri ai i dha një përgjigje që mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve.

“Pse nuk akuzoi atë të ditë ai por vajti të nesërmen. Ai është babi im që i vogël, më vuri baba tjetër nuk më donte që të vogël, do të më shesë dhe tokat. Ai dhe plakën time e la se bëhej xheloz, ajo 60 vjeçe”, tha ai.

36-vjecari mohoi dhe arrestimin në Greqi për veprën penale të dhunës seksuale ndaj kushërirës së tij. “Jo më arrestuan për punë letrash, s’jam dënuar”.

Rrëfimi i plotë i Saimir Meçanit:

A ke kryer marrëdhënie me gjyshen?
Jo, gjallë në botë jo. Ik tani na lërë rehat.

Nuk e ke përdhunuar?
Jo. Nuk e bëra. Do të shikohet për 5 ditë kur të bëhet te gjyqi

Pse të akuzon babai ty?
Nuk akuzoi atë ditë ai, por të nesërmen vajti.

Pse duhet ta bëjë babai atë?
Nuk e di, atë e di ai.

Ai është babai juaj biologjik?
Ai është babai im që i vogël dhe më vuri baba tjetër, nuk më donte, do të më shesë edhe tokat.

Po nënën kush e ka dhunuar?
Nuk e di. Ai edhe plakën time e la, bëhet xheloz te plaka ime, 60-vjeçe e di se shkon me të tjerët me lekë.

Po në Greqi për cfarë je dënuar?
Nuk jam dënuar.

Për cfarë u arrestove?
Sepse isha pa letra.

Ke dhunuar kushërirën tënde?
Jo, nuk është e vërtetë.

Kur je i pastër pse mbulohesh?
Do më lini rehat, i pastër jam. O shef do të ikim ne?

Sa fëmijë ke?
Pesë fëmijë kam.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës. E moshuara ka qenë e vetme ne shtëpi kur u dhunua nga 36 vjeçari, i cili ishte ne gjendje te dehur. Saimir Meçani nuk ka lidhje gjaku me të moshuarën, pasi nusja e djalit te saj e ka këtë fëmijë nga një martesë e mëparshme, por ka qenë e moshuara që e ka rritur. Të afërm të 36-vjeçarit Saimir Meçani thanë se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë edhe në Greqi për këto dy vepra penale./Abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular