BallinaBotaCMG,  kanal televiziv me qartësi ultra të lartë

CMG,  kanal televiziv me qartësi ultra të lartë

Ceremonia e transmetimit eksperimental të kanalit televiziv me teknologjinë 8K me qartësi Ultra të Lartë të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) u mbajt të hënën në Pekin. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm gjithashtu kreu i medias më të madhe në Kinë z. Shen Haixiong dhe përgjegjësit e operatorëve kryesorë të telekomunikacionit të vendit. Ky është edhe transmetimi i parë në botë i programeve televizive me 8K Ultra HD në mjedisin e 5G-së.
Mësohet se prej 1 shkurtit, sinjali i programeve me teknologjinë 8K Ultra HD do të transmetohet nëpërmjet rrjetit të telekomunikacionit në mbi 30 ekrane gjigante në 9 metropole të Kinës dhe kontingjentin e parë të televizorëve me teknologjinë 8K.

Në këtë kanal të ri do të transmetohet drejtpëdrejt Mbrëmja Artistike e ndërrimit të motmoteve me rastin e Festës së Pranverës apo Vitit të Ri kinez nga CMG-ja që i bie më 11 shkurt. Ndërsa, sipas planifikimit, kanali do të fillojë transmetim zyrtar para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore vitin e ardhshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular