BallinaAktualitetElisa Spiropali, fushatë me sallën plot për plot dhe pa maska e...

Elisa Spiropali, fushatë me sallën plot për plot dhe pa maska e shoqëruar nga deputeti…

Ndërkohë që Policia e Shtetit vendos qindra gjoba në ditë për kalimtarët pa maska që kap rrugëve, qeveria ka mbyllur universitetet dhe gjendja e infektimeve dhe vdekjeve ka arritur rekorde, Rilindjen në fushatën e saj për të rikonfirmuar pushtetin në 25 Prill, duket se nuk e ndal asgjë.

Kështu së fundi Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e shoqëruar nga deputeti Halit Valteri janë shfaqur në mënyrën më të papërgjegjshme dhe antiligjore në këtë fshatë elektorale duke mbledhur në një sallë dhjetëra qytetarë, të gjithë pa maska

Në fotografitë  e mëposhtme, të publikuara në FB nga vetë deputeti Valteri, duket qartë se në një takim elektoral të ditës së djeshme në Bathore të Kamzës deputeti dhe ministrja janë në një ambient të mbyllur me mbi 40 persona të tjerë, të gjitha pa maska dhe në distancë të afërt. Ditën e sotme Valteri është kujdesur që të heqë nga postimi i tij fotografitë ku shfaqet në krah të Spiropalit dhe ka lënë në rrjet vetëm ato ku ai është në lokal me qytetarët të shumtë, por kjo nuk mbulon dot papërgjegjshmërinë dhe anti-ligjshmërinë vrastare të Rilindjes në këto kohë fushate elektorale, por edhe pandemie të rrezikshme për çdo jetë.

Kujtojmë gjithashtu se Akti Normativ i miratuar në Kuvend nga po këta deputetë thotë qartë, se në ambiente të mbyllura nuk mund të ketë më shumë se 10 persona të mbledhur.

Kjo sjellje e Elisa Spiropalit dhe deptetit Valteri, tregon se për rikonfirmim pushteti, Rilindja, vendos ca vota më shumë përpara jetës së qytetarëve!

ImageImageImageImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular