BallinaKryesoreKoordinatori i PE i përgjigjet Ramës, Gahler: Plotëso kushtet e BE!

Koordinatori i PE i përgjigjet Ramës, Gahler: Plotëso kushtet e BE!

Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme, Michael Gahner ka reaguar ndaj Ramës duke i kujtuar atij se duhet të plotësojë kushtet që të avancojë me integrimin në BE

“Argumenti që ka persona që nuk e duan zgjerimin është shumë i lehtë për t’u përdorur. Dinamikat tona të brendshme nuk kanë të bëjnë, por ndonjëherë si në rastin e Maqedonisë me Greqinë, ose tani që kemi një problem me Bullgarinë. Është në dorën tuaj që të përmbushni kriteret dhe që argumentet e tyre të mos kenë kuptim.

Është në dorën tuaj kjo gjë dhe ne në fund do të kemi një vendim unanim. Kështu ne do t’i hapim negociatat, por s’mund t’i vihet gishti BE-së, kur jeni ju ata që duhet të hyni. Kriteret janë të qarta dhe çfarë kemi parë, ato duhen plotësuar”, tha Gahler për Ora-News.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular