BallinaSocialeStudentët mbledhin 10 mijë firma, kërkojnë rikthimin në universitet

Studentët mbledhin 10 mijë firma, kërkojnë rikthimin në universitet

spot_img

10 mijë studentë përmes përfaqësuesve të tyre Agred Tafaj dhe Aurel Kujtimi kanë mbledhur online firmat në një peticion që prej javësh qarkullon online. Ata kërkojnë rikthimin e tyre në auditorët e universiteteve për të zhvilluar sezonin e parë të provimeve por jo vetëm, studentët përsëri i kanë bërë thirrje Komitetit të Ekspertëve t’i lejojnë të kthehen në auditorë për të zhvilluar atje seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Peticioni me firmat e 10.000 studentëve kundërshton zhvillimin e provimeve online me argumentin se do të lindin pabarazi në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe pabarazinë para ligjit dhe shkelje të detyrimit kushtetues.

“Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditorëve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditorëve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditorëve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe pabarazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”, kanë shkruar ata. Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi gazetarët se brenda kësaj jave do të merret një vendim për peticionin e dërguar nga studentët për zhvillimin e provimeve në auditorë./ Bw

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular