BallinaAktualitet"Me radhë është kjo punë", ish-ministrja infektohet nga Covid

“Me radhë është kjo punë”, ish-ministrja infektohet nga Covid

Një tjetër deputete e PS-së infektohet nga koronavirusi. Bëhet fjalë për ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka publikuar në rrjetet sociale se është infektuar nga koranvirusi.

“Me radhe eshte kjo pune… Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit “pozitiv”. Për aq kohë sa duhet nuk do të leviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës. Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”, shkruan Kumbaro.

Kumbaroi ishte ditën e djeshme pjesëmarrëse ne mbledhjen e komisonit parlamentar të Arsimit që u zhvillua nga online.

Një vit nga pandemia ka pasur shumë deputetë të infektuar nga Covid, si Ralf Gjoni, Enver Roshi, Andi Përmeti, Adriatik Alimadhi, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, por edhe ministra të qeverisë si Belinda Balluku, Anilda Denaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular