BallinaKryesoreNga tekstet falas te rritja e pagave, zbardhen 10 angazhimet e PD...

Nga tekstet falas te rritja e pagave, zbardhen 10 angazhimet e PD për arsimin

Kryetari i Partisë Demokratike së bashku me grupin e punës prezantuan dje programin e tyre për arsimin. Në fjalën e tij, kreu i PDsë, Lulzim Basha, u shpreh se nëse qytetarët do t’i besojnë drejtimin e vendit në 4 vitet e ardhshme, mbështetja e shtetit do të ndihet nga hapat e parë të arsimimit e deri në nxjerrjen në tregun e punës

“Kjo periudhë e tmerrshme e pandemisë nxori zbuluar se si kjo qeveri ka vetëm fjalë dhe premtime boshe. Qeveria i detyroi fëmijët të mësonin nga shtëpia, kur shumë prej tyre nuk kanë as tabletë, as laptop, as kompjuter! Prandaj shumë fëmijë shqiptarë rrinë sot në shtëpi duarkryq dhe të përjashtuar, sepse kjo qeveri e shkëputur nga njerëzit nuk e di që ata s’i kanë mundësitë të mësojnë nga shtëpia. Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, leptop ose kompjuter në shtëpi”, u zotua Basha.

Ndërkohë, nuk do të mungojnë edhe kurset profesionale falas për personat deri në moshën 30 vjeç.

PAGAT

Krahas angazhimeve për t’u ardhur në ndihmë të vegjëlve dhe familjeve të tyre, Basha u zotua dje se do të përmirësojë edhe kushtet e punës dhe pagës për mësuesit.

“Unë angazhohem që t’u jap më shumë. Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj rrogë. Kështu ne do të sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar”, tha Basha.

ARSIMI I LARTË

Programi “Shqipëria fiton arsimin” që prezantoi dje kreu i PD-së dhe ekipi i tij parashikon lehtësira edhe për arsimin e lartë. Demokratët janë të bindur se duhet të jetë tregu ai që bën selektimin e punonjësve dhe jo shteti duke vendosur notë mesatare. Ndaj, demokratët zotohen se do të heqin notën mesatare për të vazhduar studimet e larta.

Po ashtu, dje kryetari i PD-së u zotua se do të financojë 100% tarifat e studimit për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe përgjysmim të tarifës për të tjerët. Ndërkohë do ketë stimulime edhe për pedagogët.

“Do të rrisim pagat me 50%, duke iu garantuar pedagogëve paga prej 900 eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 eurosh. Grante për institucionet publike të arsimit të lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike.

Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 40 milionë dollarë, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit”, tha Basha. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular