BallinaKryesoreBujar Leskaj: Selenica, qyteti i pasur nën tokë, por i varfër mbi...

Bujar Leskaj: Selenica, qyteti i pasur nën tokë, por i varfër mbi tokë!

Nga Bujar Leskaj

Selenica- Qyteti i pasur nën tokë, por i varfër mbi tokë!
Në Romës varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq!
U ndala në Selenicë e Romës në dy takime të veçanta me banorët e zonës, të cilëve u sqarova programin e PD.
Infrastruktura, punësimi, varfëria, mungesa e perspektivës, emigrimi masiv i të rinjve, “harresa” e qëllimshme e pushtetit të Rilindjes ishin disa nga çështjet që diskutova me selenicarët.
Qyteti harruar, qyteti i një mijë e një problemeve e halleve, të cilat Rilindja premtoi t’ua zgjidhë, por që zgjidhje nuk u dha kurrë!
Selenica që vuan harresën e shtetarëve!
Qyteti i lakmuar prej të gjithëve, por gjithmonë i zhvatur e i nëpërkëmbur.
Gjatë bashkëbisedimit me miqtë nga Selenica u angazhova (sipas bisedës me kryetarin Basha), se do të ndërtohet “Loti 4”, i cili u anullua nga qeveria e Rilindjes dhe do të përmirësohet infrastruktura e zonës.
U sqarova përfitimet që ata do të kenë nga zbatimi i programit ekonomik të PD. Lehtësimin që do të ndiejë ekonomia e tyre familjare nga rritja e pagës minimale në 360.000 lekë të vjetra, nga ulja e taksave për biznesin e vogël, nga rritja reale e pensioneve, nga subvencionimet në 100 milionë euro për sektorin e bujqësisë e blegtorisë.
Në Romësin e braktisur nga pushteti vendor e ai qendror banorët më ngritën shqetësimet e tyre.
– Problemet me firmat e shfrytëzimit të zhavorrit bituminoz.
– Rruga Selenicë- Romës që është e pakalueshme, nga rrëshqitja e dherave si pasojë e keqtrajtimit nga firmat, rrugët e fshatit të pakalueshme; mungesa e ujit, abuzimi me dhënien e tokave me qira nga bashkia, ishin disa nga problemet e tyre.
E pra, nga programi i PD, Selenica dhe Romësi fitojnë realisht.
Ashtu si e gjithë Shqipëria në 25 prill marrin fatin e tyre në dorë!
Me votë ndajnë të Mirën nga e Keqja!
Në 25 prill Selenica dhe Romësi votojnë për Partinë Demokratike, që garanton PËRKUSHTIMIN, PËRGJEGJSHMËRINË, LLOGARIDHËNIEN, TRANSPARENCËN!
Në Romës do kthejmë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës!
Me PD Selenica dhe Romësi fitojnë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular