BallinaKronikeE trishtë/ I riu që i dha fund jetës kishte pak ditë...

E trishtë/ I riu që i dha fund jetës kishte pak ditë që ishte shëruar nga Covid

Djali i ri 26-vjeçar nga Lushnja i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese kishte vetëm pak ditë që ishte shëruar nga koronavirusi, i cili mesa duket e kishte lënë me pasoja, siç është ankthi.

Burimet konfirmuan se ai është hedhur nga kati i dytë i një lokali, ku kishte dalë me shokët, për t’u takuar pasi kishte përfunduar ditët e karantinës nga Covid.

Policia e Lushnjës në informacionin e saj bëri me dije se ngjarja ndodhi në afërsi të rotondos së Savrës, dhe viktimë ka mbetur shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular