BallinaAktualitet“Ka një dosje në SPAK më dramatike se ajo e Ndraghetas, përfshihet...

“Ka një dosje në SPAK më dramatike se ajo e Ndraghetas, përfshihet një funksionar i lartë”

SPAK ka aktualisht një dosje të nxehtë ku përfshihet një funksionar i lartë i shtetit shqiptar, deklaroi gazetari investigativ Artan Hoxha.

Hoxha nuk përmendi emrin e këtij funksionari, por tha se në dosje ka përgjime dhe prova konkrete.

“Brenda në dosje po të shohin me vëmendje prokurorët e SPAK, do të gjejnë materiale më implikuese se këto të Ndranghetas. Do të gjejnë implikim të funksionarëve të lartë shtetërorë me bosë të botës së krimit. Përmenden emra dhe janë prova konkrete. Ke një funksionar të rëndësishëm shtetëror, nuk po e përmend.

Por në informacionin që kam unë, në një dosje tjetër prokurorët kanë të dhëna ose përgjime që janë shumë më të forta se këto të Ndranghetas. Bëhet fjalë për personazhe të botës së krimit që kanë komunikuar direkt me zyrtarë të lartë 2004-2005”, tha Hoxha pa shpjeguar më tej. a

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular