BallinaKryesore“Mjeshtër në bojëra dhe në HD” Çfarë vlerëson Alizoti te Rama?

“Mjeshtër në bojëra dhe në HD” Çfarë vlerëson Alizoti te Rama?

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV ORA, Tomorr Alizoti, drejtues politik i PD-së në qarkut të Beratit u shpreh se vlerëson te Rama aftësinë për të luajtur me bojërat, në të gjitha dimensionet.

Lela: Ka bërë ndonjë gjë të mirë Rama në këto 8 vite, i njihni ndonjë arritje?

Alizoti: Aftësia e tij për të luajtur me bojërat. Kjo është një aftësi që ai e ka. Në të gjitha dimensionet, në mure në televizione, sidomos në HD.

Unë jam i surprizuar nga fryma që shoh dhe jam i bindur që PD i fiton zgjedhjet. Në sytë e mi, sido që të vijë situata politike, pavarësisht kritikave të mia, do arrihet fitorja.

Rama është e keqja e këtij vendi, sepse ka banalizuar gjithçka, duke mashtruar njerëzit. Politika është arti i të pamundurës dhe marrëdhënie me njerëzit. Kurrë nuk ka qenë më banale se këtë herë Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular