BallinaSportStërnipi i diktatorit fashist Benito Mussolini, futbollist i Lazios: Më gjykojnë si...

Stërnipi i diktatorit fashist Benito Mussolini, futbollist i Lazios: Më gjykojnë si …

spot_img

Romano Floriani Mussolini, është stërnipi i ish-diktatorit fashist Benito Mussolini, ndërsa në ditët e fundit u bë i njohur pasi ekipi i të rinjve të Lazios, e ka ftuar për dy ndeshje.

Ultrasit e Lazios kanë qenë të njohur për pikëpamjet e tyre në lidhje me ish-diktatorin, ku edhe këngë për të nuk kanë munguar, ndërsa tani ata kanë një Mussolini në klubin e tyre.

Romano, stërnipi i Benitos, aktualisht është regjistruar si lojtar në skuadrën e tyre Primavera (të rinjtë) të Lazios.

Djaloshi ka marr mbiemrin e vajzërisë së nënës së tij, duke u shkruar si Romano Floriani Mussolini.

I riu sapo ka mbushur 18 vjeç, luan si mbrojtës i djathtë dhe ka pak interes për politikën, ndërsa ëndrra e tij e vetme është ta bëhet futbollin profesionist.

“Në Lazio gjykohem vetëm nga mënyra se si luaj, jo nga mbiemri im. Shpresoj të debutoj së shpejti në ekipin Primavera”.

Mbrojtësi i djathtë 18-vjeçar italian u ftua nga skuadra Primavera e Lazios për dy ndeshjet kundër AC Milanit dhe Juventusit, por nuk u paraqit në asnjë prej tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular