BallinaKryesoreAldo Bumçi drejtues politik, vjen reagimi i krerëve të degëve nr.1, nr.12...

Aldo Bumçi drejtues politik, vjen reagimi i krerëve të degëve nr.1, nr.12 dhe nr.14 në Tiranë

Caktimi i Aldo Bumçit si drejtues politik ne deget nr.1, nr.12 dhe nr.14 nga Lulzim Basha, eshte mirepritur nga strukturat e PD dhe jo vetem. Ne reagimet e tyre kreret e degeve te PD, Fetah Hasanaj dega n.1, Festi Dushku dega nr.12 dhe Arben Shkoza nr.14 vleresojne maksimaihst vendimin e Lulzim Bashes per caktimin Aldo Bumcit si drejtues polik dhe garantojne se duke punuar tw gjithw se bashku do te sjellin fitoren e PD me 25 prill.

Ja reagimet e tre krereve te PD per caktimin e Bumçit si drejtues politik.

Fetah Hasanaj kryetari i deges nr.1 te PD Tirane

Kryetari i Partise Demokratike, Z. Lulzim Basha, ka caktuar drejtues politik ne Degen Nr. 1 Tirane Z. Aldo Bumçi!
Ky eshte nje vleresim shume i madh per strukturat e Partise Demokratike te Deges 1 si dhe per te gjithe qytetaret e Njesise Administrative Nr. 1 Tirane.
Ai ka nje karriere te spikatur ne Partine Demokratike duke patur pozicionet e Deputetit, Ministrit dhe Kryetarit te Partise Demokratike Tirane me kontribut te madh ne permiresimin e jetes se qytetareve!
Jam i bindur qe me nje drejtues politik me integritet si Aldo Bumçi jane plotesuar te gjitha pritshmerite e strukturave per te patur perkrah tyre nje figure kaq pozitive dhe per ti dhene qytetareve te Njesise Nr. 1 perfaqesuesin me te mire qe do ti jape zgjidhje problematikave te qytetareve e do ti mbeshtese ata gjithmone.
I urojme Z. Aldo Bumçi nje fushate sa me energjike dhe nje fitore sa me te thelle Partise Demokratike ne 25 prill!

 

Festi Dushku kryetar i deges nr.12 ne Tirane

Tashme ndryshimi ka nisur te marre forme e te na frymezoje dhe me shume per momentin vendimtar qe po vjen.
Dega 12, ka nderin te kete drejtues te saj z. Aldo Bumçin intelektualin, punetorin, dhe profesionistin qe ka qene gjithmone pjese dhe kontribues i ndryshimeve te medha te bera gjate qeverisjeve te PD.
E gjithe struktura dhe gjithe anetaret e PD te Dega 12 i urojne mireseardhjen dhe do i jene krah dhe mbeshtetje z.Bumçi e te gjithe bashke do sjellim fitoren te Dega 12 dhe kudo, ne gjithe Shqiperine.
Ditet me te mira po afrojne, puna nuk do reshte, me te forte se kurre, me te sigurte se kurre, me te motivuar se kurre!

 

Arben Shkoza kryetar i deges n.14 Tirane

Caktimi i Aldo Bumçit si drejtues politik në degën nr.14 të PD, është një vlerësim që kryetari Basha i ka bërë qytetarëve të zonës sonë. Aldo Bumçi, është një aset i çmuar i Partisë Demokratike dhe me një eksperiencë politike të mirë në Tiranë.
Me një eksperiencë të vyer profesionale dhe administrative si një ministër i suksesshëm i qeverisjes së suksesshme të PD, si dhe me përvojën politike të fituar zoti Bumçi do të dijë të kordinojë dhe bashkëpunojë ngushtë jo vetëm me strukturat e degës së PD, por dhe qytetarët. Me kulturën dhe qytetarinë e veçantë që rrezaton.
E gjithë struktura e PD dega 14 i uron mirëseardhjen dhe do jemi mbështetje për z.Bumçi që të gjithë bashkë do sjellim fitoren tek dega jonë dhe gjithë Shqipërinë.
25 prilli është dita e ndryshimit të madh!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular