BallinaKronike"E trafikoi Gazi nga Elbasani"/ Zhduket 23 vjeçarja shqiptare në Itali, nëna...

“E trafikoi Gazi nga Elbasani”/ Zhduket 23 vjeçarja shqiptare në Itali, nëna zbulon se kush ka ‘gisht’

Një vajzë 23 vjeçare shqiptare, e quajtur Sonila Jashari, rezulton e zhdukur në Itali. Nëna e të resë thotë se vajza e saj punonte si pjatalarëse tek shtëpia e një gruaje nga Elbasani me emrin Silva Shukli, e cila jetonte në vendin fqinj.

Nëna e 23-vjeçares, në një lidhje telefonike me emisionin “Pa Gjurmë”, ka thënë se dyshojnë se pas kësaj ngjarje fshihet vëllai i Silvës, me emrin Gazi, pasi ky i fundit merrej me trafik femrash. Ajo ka thënë se e bija kishte shkuar një ditë në plazh me Gazin.

“Zonja në Itali që do ta mbante quhej Silva Shukli nga Elbasani. Vajza na merrte në telefon dhe na thoshte se ishte mirë dhe punonte. Pas dy javëve Silva, na njofton se vajza ishte larguar. Ajo na pyeti nëse kishte mbërritur në Shqipëri. Ndërkohë që Sonila kishte humbur, Silva na njoftoi një javë më pas. Ne dyshojmë tek vëllai i Silvës, Gazi pasi ai është marr me trafik femrash. Një ditë kishte shkuar me Sonilën për të bërë plazh”– ka thënë e ëma.

Po ashtu nëna e Sonilës, Hajria rrëfen se ditën që e bija ishte zhdukur me vete kishte vetëm kartën e identitetit, ndërsa pasaportën e kishte lënë në banesën e gruas nga Elbasani ku dhe punonte. Ndërkohë e ëma ka thënë se në momentin që kanë thënë se do bëjmë denoncimin në polici, Silva i ka kërcënuar duke u thënë se do i vriste.

Por megjithatë tashmë familjarët kanë bërë denoncimin në polici, kur një tjetër denoncim është bërë edhe përtej Adriatikut.

‘Sonila kishte marr vetëm kartën e identiterit me vete, pasaportën e kishte lënë aty. Ato dy javë që vajza ndodhej atje kishte ikur një ditë në plazh me vëllain e Silvës.Ne dyshojmë tek ajo familje, pasi ata na e pritën vajzën, ne nuk ia kishim cuar vëllait të saj. Dyshoj se Gazi nga Elbasanit ka gisht në këtë punë. Kur ne i thamë se do t’i de-vecnonconim, Silva na bëri presion duke na thënë se do të na vriste. Denoncimin e kemi bërë edhe në policinë e Tiranës. Pasaporta e vajzës ndodhet tek Silva. Dua të di vetëm nëse është gjallë’, rrëfen nëna.

Sonila Jashari është zhdukur rreth 3 javë më parë. Ajo jetonte me gruan nga Elbasani me emrin Silva Shukli, në Itali, ku punonte si pjatalarëse por njëhkohësisht kujdesej dhe për një të moshuar.  Në telefonatat e para që bënte me familjarët u komunikonte se ishte mirë e stabilizuar. Por pas pak ditësh telefoni i saj rezultoi i fikur, ku menjëherë familja nisi të dyshonte.  Gruaja që strehonte vajzën nga Tirana, ka telefonuar familjen Jashari duke i informuar se Sonila ishte larguar prej një jave, duke u justifikuar me faktin se mos ndoshta kishte mbërritur në Shqipëri.

Për Sonilën kjo ishte hera e dytë që shkelte në tokën italiane, pasi më parë ajo pasi qëndroi për pak kohë tek kushërira e saj u kthye në Shqipëri. /Report Tv

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular