BallinaAktualitetGreqia hap "dyert" për shqiptarët, kërkon 65 mijë punëtorë sezonalë, ja vendimi...

Greqia hap “dyert” për shqiptarët, kërkon 65 mijë punëtorë sezonalë, ja vendimi i qeverisë

Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonale kryesisht për punët në bujqësi por jo vetëm.

Të parët që preferohen janë shtetasit nga Shqipëria të cilët janë edhe grupi më i madh i emigrantëve në vendin fqinj. Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi për lejet e qëndrimit që do t’u jepen punëtorëve të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në Greqi.

Për herë të parë qeveria greke ka vendosur që përveç punëtorëve qe marrin leje qëndrimi çdo vit në Greqi ne bazë të ligjeve në fuqi,të  vendosë edhe kuotat e punonjësve sezonalë që do të kenë të drejtë të punësohen në çdo prefekturë me konkretisht 65.000 ne bujqësi dhe rreth 10.000 ne blegtori me leje te përkohshme qëndrimi sezonale si dhe 18.000 vende të reja ne bujqësi dhe  10000 të tjera në blegtori me leje qëndrimi te përhershme.

Tashmë lejet zyrtare të qëndrimit që parashikohen edhe për punëtorët sezonale  japin mundësinë për qëndrim te ligjshëm të përkohshëm ne Greqi, çka më parë ka qenë e pa mundur.

Vendimi i ri i qeverisë greke,shënon  një etapë tjetër  në këtë proçes,duke zyrtarizuar tashme statusin e tyre dhe duke krijuar vende konkrete pune. Vendin e parë për krahë pune mban prefektura e Imathisë me 12.000 leje pune, e ndjekur nga Halkidhikia me 10.000 dhe Pela me rreth 7000 leje.

I rëndësishëm është fakti  qe pala greke dëshiron ta zyrtarizoje këtë bashkëpunim kryesisht me Shqipërinë prej nga ku është fluksi më i madh i kërkesave,kjo jo vetëm prej afërsisë mes dy vendeve,por edhe për faktin se shqiptarët konsiderohen si punonjës të specializuar në sektorin e bujqësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular