BallinaAktualitetNdahet nga jeta ish-bosi i firmës piramidale

Ndahet nga jeta ish-bosi i firmës piramidale

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, Fitim Gërxhalliu, i njohur si shefi i firmës piramidale “Gjallica”. Ai është përcjellë sot në varrezat e Sharrës, duke marrë me vete dhe shumë sekrete të një kohe dramatike për shqiptarët.

Fitim Gërxhalliu kishte disa vjet që kishte dalë nga burgu, pasi bashkë me Shemsie dhe Gani Kadrien, krijuan firmën piramidale “Gjallica”, duke shkaktuar një dëm prej 332 milionë dollarësh për rreth 69,808 persona, që futen para në këtë firmë, informon dritare.net

Rënia e piramidave solli 97-ën, një vit fatkeq për shqiptarët.

Pronarja e shoqërisë tregtare “Gjallica”, e cila themelua në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit 1991, ishte Shemsie Kadria. Në vitin 1993 me të u bashkuan edhe shoqëritë e Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut, por në letrat zyrtare ortakja e vetme e firmës ishte Shemsie Kadria.

Për këtë arsye, në 17 shkurt të vitit 1997-ës Gani Kadria u mor i pandehur. Në të njëjtën ditë u mor i pandehur edhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu. Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhërarresti ndërkombëtar. Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet burg, për Fitim Gërxhalliun, ndërsa në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit e ul në 11 vjet burg. Ndërsa për Gani Kadrien, nga 20 u dha 10 vjet burg. Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qira te Komuna e Parisit, ku dhe ndërroi jetë. Sot, ai u përcoll në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tij.

Ndahet nga jeta ish-bosi i firmës piramidale "Gjallica", FitimNdahet nga jeta ish-bosi i firmës piramidale "Gjallica", FitimNdahet nga jeta ish-bosi i firmës piramidale "Gjallica", Fitim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular