Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur në seli për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit drejtuesit politik të qarqeve së bashku me Sekretariatin e PD.
Ky është takimi i parë i Bashës me krerët e listave të kandidatëve për deputetë në vend.
Në fokus të takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, teksa drejtuesit politik kanë filluar punën në terren tashmë.
Burime nga takimi kanë bërë të ditur se Basha u ka dhënë disa porosi krerëve të qarqeve, duke kërkuar prej atyre takime të shumta me popullin që të ju shpjegojnë planin dhe programin e PD në të gjitha fushat.
Gjithashtu Basha ka dhënë porosi se si të komunikohet më mirë me strukturat dhe qytetarët.
Vetëm pak ditë më parë përfundoi caktimi i drejtuesve politik nga PD, ku në 11 qarqe ka nga një drejtues, kurse në Tiranë ka 7 drejtues në rajone.