BallinaAktualitetIna Zhupa: Plani i Bashës ofron punësim për të rinjtë që të...

Ina Zhupa: Plani i Bashës ofron punësim për të rinjtë që të mos ikin nga Shqipëria

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një videomesazh me një qytetare ka sqaruar mundësitë për punësimin e të rinjve në programin që kanë prezantuar demokratët.

Zhupa thotë se fillimisht do të jetë 5 milion euro në vit si mbështetje për sipërmarrjet që do të krijohen nga vet të rinjtë.

Komunikimi i Ina Zhupës:

Jona: Përshëndetje Ina!

Ina Zhupa: Përshëndetje Jona!

Jona: Dy shoqet e mija më të mira duan të ikin nga Shqipëria për shkak se janë pa punë. Çfarë mundësie do të krijoni për të rinjtë që të punësohen dhe të mos mendojnë largimin?

Ina Zhupa: Ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë. Nëse ke një ide për biznes, ne do të mbështesim që të punësosh veten por pse jo edhe të tjerët. Çdo biznesi që do të bëjë një kontratë pune për një të ri ne do t’i japim një mijë euro nga fondi i punësimit për pagesën e taksave.

Jona: Po për ata të rinj të shkolluar që tashmë kanë ikur nga Shqipëria, e keni menduar që t’i shtyni që të rikthehen?

Ina Zhupa: Po, kemi programe “Brain Gain” për mundësimin e pagesës një vit të çdo profesionisti të ri që do të kthehet përsëri në vend, gjithashtu ne do krijojmë lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej një viti.

Jona: Faleminderit Ina!

Ina Zhupa: Faleminderit! Jona mos harro, më 25 prill “Rinia Fiton”, “Shqipëria Fiton”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular