BallinaAktualitetVIDEO/ Pesë persona rrahin mizorisht vajzën në mes të rrugës, dy djemtë...

VIDEO/ Pesë persona rrahin mizorisht vajzën në mes të rrugës, dy djemtë e qëllojnë me shkelma

Disa vajza janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën në qytetin e Pejës, teksa këto pamje po bëjnë xhiron e rrjetit.

Vajzat po përleshen fizikisht me njëra-tjetrën, në mes të rrugës. Një vajzë tjetër dhe dy djem ndërhyjnë po ashtu dhe e qëllojnë “viktimën” me grushte dhe shkelma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës për Gazetën Express,Fadil Gashi  ka bërë të ditur se përplasja mes vajzave ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku më pas janë përfshirë edhe familjarë të tyre.

“Përleshja ka filluar pas një mosmarrëveshje, ku me pas janë përfshirë edhe familjarë të tyre. Nga ky rast ka mbetur i lënduar një fëmijë. Numrin e saktë të personave të përfshirë nuk e kemi saktë, por është bukur i madh dhe të gjithë do të intervistohen. Policia po e heton rastin”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular