Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar në emisionin “Open” se si funksiononte skema e zhvatjes së parave nga infermieret dhe sanitaret drejt personave të infektuar me Covid-19, të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, njohur ndryshe si Covid 2.
Ajo gjithashtu tregoi plot raste të tjera vjedhjesh brenda spitaleve Covid.
“Babai i tyre u negativizua dhe mjekët i thonë se ishte në rregull dhe pasi u kthye në shtëpi, ndërroi jetë, kam dhe denoncimin e një vajze tjetër që nuk e dinte se sa para kishte babai i saj në portofol, por që ia kishin marrë, po ashtu dhe celularin Nokia. Çfarë nuk shkon? A kanë një protokoll spitallet? Se mund të jenë dhe prindërit e mi një ditë, por nuk mund të jetë sanitarja ndërmjetëse. Ka shumë veta që thonë:I dashë një 10-tshe mjekëve,” tha Hoxha.
“Mos bëni gjyqin e bluzave të bardha se janë vjedhur dy telefona,” tha shefi i Urgjencës, Skënder Brataj.