BallinaAktualitetAmnistia për emigrantët ilegalë në Angli, avokati: Qeveria ka premtuar se të...

Amnistia për emigrantët ilegalë në Angli, avokati: Qeveria ka premtuar se të dhënat do jenë të kufizuara

Britania e Madhe do t’u japë amnisti edhe emigrantëve ilegalë që do të paraqiten për të marrë vaksinën e Covid-19.

Kjo do të thotë që identitetet e emigrantëve të parregullt nuk do t’i kalohen policëve ose oficerëve të imigracionit, të cilët janë përgjegjës për largimin e tyre.

Në këtë mënyrë emigrantët ilegalë do t’i shpëtojnë edhe dëbimit nga Britania e Madhe.

Për këtë çështje, avokati Naim Hasani i cili jeton në Angli tregoi në Euronews Albania se janë 1.3 milionë emigrantë të jashtëligjshëm në këtë shtet.

Avokati theksoi se të gjithë emigrantët duhet të vaksinohen në mënyrë që t’i shpëtojnë virusit vdekjeprurës.

Ai theksoi më tej se “qeveria britanike dhe departamenti i shëndetësisë kanë premtuar se këto të dhëna do të jenë të kufizuara dhe personi që regjistrohet për të marrë vaksinën duhet të shkojë tek mjeku i familjes”.

Sa i përket rrezikut të dëbimit të emigrantëve, pas marrjes së të dhënave nga autoritetet britanike, ai tha se kjo ka pak shanse për të ndodhur.

“Nëse autoritetet britanike të ministrisë të Brendshme do të tentojë të përdorin të dhëna të tilla, avokatët që merren me të drejtat e njeriut do të kenë një punë shumë të madhe, duke iu drejtuar gjykata britanike për të marrë veprime parandaluese”, përfundoi avokati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular