BallinaPolitikeVIDEO/Flamur Noka: Opozita do të mbrojë votën e qytetarëve me çdo kusht,...

VIDEO/Flamur Noka: Opozita do të mbrojë votën e qytetarëve me çdo kusht, me çdo mënyrë dhe çdo mjet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka shprehet se PD dhe opozita do të mbrojë me çdo kusht zgjedhjet dhe mos vjedhjen e votave.

Në një intervistë dhënë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Dekalog” në RTSH 24, Noka ka paralajmëruar se opozitë do të marrë çdo masë për të mos lejuar vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. I pyetur se si opozita do të mbrojë votat përballë bandave që ka denoncuar në zgjedhjet e kaluara, Noka tha se vota do mbrohet me çdo kusht, me çdo mënyrë dhe çdo mjet.

“Opozita e ka bërë të qartë, Partia Demokratike e ka bërë të qartë dhe do t’a bëjë vazhdimisht të qartë; kush do të guxojë të luajë me votën do të përballet dhëmbë për dhëmbë sot dhe me ligjin nesër. Do të përballemi me këdo dhe kushdo që të jetë, dhëmbë për dhëmbë, në çdo mënyrë. E theksoj përballje dhëmbë për dhëmbë sepse vota do të mbrohet. Vota do mbrohet me çdo kusht, me çdo mënyrë dhe çdo mjet. Nuk është dhunë të mbrosh votën, të mbrosh votën është t’i përgjigjes dhunës”,- deklaroi Flamur Noka.

Ish-ministri i Brendshëm që është caktuar nga PD si drejtues i fushatës zgjedhore në Kamëz tha se në Qarkun e Tiranës selia blu do të marrë 20 deputetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular