BallinaKryesoreBayern Munich mund Tigres e shpallet Kampion Bote/Fiton 6 trofe, arrin rekordin...

Bayern Munich mund Tigres e shpallet Kampion Bote/Fiton 6 trofe, arrin rekordin e Barcelonës

Bayern Munich është zyrtarisht kampione e botës pasi ka fituar ndaj skuadrës meksikane Tigres me rezultatin minimal 1-0.

Kjo ndeshje i solli bashkë dy ekipet pasi europianët mundën 2-0 Al Ahly, ndërsa latinës e Tigres, mposhtën Palmeirasin 1-0.

I pari që pati rast të rrezikshëm ishte Joshua Kimmich që arriti të shënojë në minutën e 18-të, por pas disa minutash dhe rishikimeve në VAR, goli u anulua. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të, kur Benjamin Pavard shënoi nga afër për 1-0.

Bayern Munich me këtë fitore kompleton të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon duke arritur rekordin e Barcelonës në 2010.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular