BallinaPolitikeKullat/Berisha: Tirana, “lavatriçja” më e madhe në Europë. Eurot e drogës futen...

Kullat/Berisha: Tirana, “lavatriçja” më e madhe në Europë. Eurot e drogës futen me anije e kamionë

Gjatë intervistës së tij për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, ish kryeministri Sali Berisha foli edhe për betonizimin e Tiranës që nuk po kursen as objektet historike të kryeqytetit.

Sipas tij, Tirana është lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave të drogës në Europë dhe një ndër më të mëdhatë në botë.

Sali Berisha: “Mendoj se gjithçka ka qartësuar dosja “Ndrangheta”. Mendoj se, viti 2016 ishte vit fatal për Shqipërinë në kuptimin e shndërrimit të Shqipërisë në një narko-shtet. U krijua një fond prej të paktën 10-12 miliardë eurosh. Këtu eurot u futën dhe futen në Shqipëri me anije. Futen në Shqipëri me kamionë. Futen në Shqipëri me kontejner. Varrosen në dhe, sipas shërbimeve serioze. Ndranghetta e Italisë ka përcaktuar Shqipërinë si pikën e mjaltit të saj. Dhe unë mendoj se Gallo sqaronte çdo gjë: kullat dhe PPP-të.

Këtu kemi të bëjmë me një para-larje më të madhen në Europë dhe një ndër më të mëdhatë në botë për paratë e drogës”.

Por sikur të mos mjaftonte betonizimi i Tiranës, pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar po shkatërrohet edhe Kulla e Sahatit, objekti simbol i kryeqytetit, i cili gjithashtu do të futet nën umbrellën e një tjetër kulle që nuk dihet sa katëshe do të jetë.

Sali Berisha: “Mafia ka vetëm kujtesë historike, nuk ka kulturë. Mafia ka kulturën e fitimit, krimit dhe vetëm krimit. Dhe kjo është e vërteta. Siç murosin njerëzit murosin kulturën. Nuk e kanë për asgjë këtë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular