BallinaKronikeU gjet i vdekur në breg të detit, familjarët e të riut:...

U gjet i vdekur në breg të detit, familjarët e të riut: Të hetohen miqtë, dikush e ka vrarë

Pas gjetjes së trupit të 22- vjeçarit Sokol Shytre të pajetë në breg të detit në Vlorë, familjarët e tij shprehin dyshime se djalin ua kanë vrarë.

Ata kërkojnë që Policia të hetojë rastin, pasi djali nuk kishte arsye pse të gjendej në Zvërnec. Ata thonë se djali ka dalë nga shtëpia të dielën pasdite në fshatin Kurjan ku jetonte me nënën e vet dhe nuk është kthyer më. Sipas të afërmve të viktimës, Sokoli i kishte thënë nënës që do të pinte një kafe me shokët ku doli për të mos u kthyer më kurrë.

Ende nuk dihet se cilët kanë qenë shokët me të cilët ai do të pinte kafe, por familja kërkon që institucionet të nisin hetimet duke marrë në pyetje të gjithë të njohurit e tij. “Djali ishte i urtë, i sjellshëm. Nuk i binte askujt më qafë. Ka dalë për kafe dhe nuk është kthyer. Çfarë do kërkonte djali nga Kurjani në Zvërnec. Kjo kuptohet. Dikush e ka varrë dhe e ka hedhur larg për të humbur gjurmët.

Ai kishte shenja në kokë, siç tha edhe Policia. Të hetohen miqtë e tij, telefonatat, të tëra. Djali nuk ikte kurrë”, ka thënë njëri prej të afërmve të familjes Shytre në Kurjan të Fierit. Po ashtu, të afërmit tregojnë se djali kishte disa muaj që ishte kthyer nga emigracioni dhe ndihmonte nënën e tij me punët e fshatit. Kurse babai i tij ishte ende në emigracion, në Greqi. Ndërkohë, sipas burimeve nga Policia, mësohet Sokoli ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa kishte dy motra më të rritura. Familjarë dhe të afërm janë shprehur në polici se ai nuk ngatërrohej me askënd.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular