BallinaUncategorizedEMRAT+FOTOT/Çantat plot me paund, si i zbuloi policia 3 shqiptarët në Angli,...

EMRAT+FOTOT/Çantat plot me paund, si i zbuloi policia 3 shqiptarët në Angli, merreshin me…

Policia angleze ka shkatërruar bandën shqiptare që merrej me kontrabandimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata u kapën me dy çanta të mbushura me para, brenda të cilave kishte më shumë se 56,000 paund, që mendohet se janë fituar nga punët e jashtëligjshme.

Grupi i shqiptarëve u hetua pasi ishin pjesë e një grupi të krimit të organizuar që drejtonte ferma kanabisi në Newcastle dhe Gateshea

Nevruz Gjini, Bieru Gjoni dhe Ledio Bicerri u vunë re kur dilnin nga një shtëpi në Gateshead, e cila po përdorej si epiqendër nga gangsterët.

Kur policia ndali Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes në A1, një çantë që përmbante 45,000 £ u gjet në bagazh.

Bicerri më vonë u ndalua gjithashtu, në një VW Passat dhe kishte më shumë se 11,000 £ në një çantë transporti.

Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se 112,941 £ u gjetën në një shtëpi që ata kishin vizituar në Kitchener Street, Gateshead, por prona u përdor nga një numër kriminelësh dhe paratë nuk mund të konsiderohen plotësisht të tyre. Gjini, Gjoni dhe Bicerri fillimisht po përballeshin me akuza në lidhje me operacionin e kanabisit, por që u hoq për shkak të provave të pamjaftueshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular