BallinaBotaKinë, Gala e Festës së Pranverës 2021 me teknologji të lartë

Kinë, Gala e Festës së Pranverës 2021 me teknologji të lartë

spot_img
spot_img

“Galaja e Festës së Pranverës 2021” e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) u transmetuan më 11 shkurt, në vigjilje të Vitit të Ri hënor kinez.

Mbrëmja artistike, sivjet përmbajti një numër rekord të performancave të vallëzimit, këngë, skeçe etj. Gala nxorri në pah elementet kineze, karakteristikat etnike, kulturën rajonale dhe qytetërime të ndryshme të botës.

Në mbrëmjen, u shfaqën vallëzime dhe këngë të vendeve të ndryshme, si valle afrikane, vallja egjiptiane, valle lindore, valle spanjolle, tango, valle tradicionale ruse. Këngëtari i famshëm italian Andrea Bocelli dhe djali i tij Matteo Bocelli kënduan këngën “O Sole Mio” dhe “Fall on me”, për të uruar jetëgjatësi të miqësisë mes popullit italian dhe atij kinez.

Në galanë e Festës së Pranverës së këtij viti u përdorën teknologjitë më të fundit. Aktiviteti u prezantua në video 8K me qartësi ultra të lartë dhe me përdorimin për herë të parë të teknologjisë 3D pa syze, inteligjencë artificiale(AI) dhe realitet virtual(VR), duke sjellë një përvojë të përparuar për teleshikuesit.

Mbrëmja artistike vjetore e Festës së Pranverës është një nga programet më të shikuara në Kinë. Sipas të dhënave fillestare, deri në orën 12 të natës së 11 shkurtit sipas kohës së Pekinit, numri i shikuesve të kësaj galaje arriti në 1.14 miliardë. Rreth 569 milionë shikues përdorën internetin për të parë gala-në, ndërsa 571 milionë shikues e ndoqën nga televizori. Ajo u transmetua nga mbi 600 media nga mbi 170 vende e rajone të botës, përfshi ShBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë, Rusinë, Japoninë, Brazilin, Australinë, Indonezinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzinë dhe Afrikën e Jugut. Shumë shikues jashtë vendit e panë gala në platformat si YouTube, Facebook, dhe numri i shikimeve arriti në 18.66 milionë.

Galaja e Festës së Pranverës, u mbajt për herë të parë në vitin 1983. Si një pjesë e domosdoshme e festimeve të Vitit të Ri Kinez, programi disaorësh është cilësuar si shfaqja televizive më e shikuar në botë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular