BallinaAktualitetNë dy zona/ Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të...

Në dy zona/ Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zhvillohet në Tiranë

spot_img

Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet në një ZAZ në bashkinë e Tiranës.

Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020, të Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.

Në ndryshimin e miratuar percaktohet zbatimi i projektit pilot në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në mbledhjen e fundit se është arritur dakordësia edhe me partitë politike që ky projekt të jetë në Tiranë, për shkak të kohës dhe financave.

PD-LSI propozuan që projekti-pilot të implementohej në Korçë e Fier, kurse PS në Tiranë e Korçë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular